E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
4 kandidatë për drejtor të INSTAT
Publik News

4 kandidatë për drejtor të INSTAT

Në një njoftim të fundit Kryeministria bën të ditur se në mbështetje të pikës 10, të vendimit nr.669, datë 7.11.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave, të kritereve të vlerësimit dhe afateve të njoftimit për përzgjedhjen e kandidaturave për t’u emëruar në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave””, aplikantët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 5, të nenit 16, të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT-it (sipas rendit alfabetik), janë si më poshtë vijon:
Elsa Dhuli, drejtoresha në detyrë e INSTAT
Ilda Malile; ekonomiste, ish-drejtoreshë te Ministria e Financave
Jola Kepi, koordinatore pranë qeverisë
Ledjon Shahini, petagog pranë Fakultetit Ekonomik.

Intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më 12 shkurt 2020, në ambientet e Kryeministrisë. Pozicioni i drejtorit të INSTAT mbeti vakant pas lëvizjes së ish-drejtoreshës Delina Ibrahimaj e emëruar në korrik të vitit të kaluar si Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.