E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
4 kandidatët potencialë për të marrë postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit
Lajme

4 kandidatët potencialë për të marrë postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit

 Kryeministri Edi Rama do të vendosë sot (30 Shtator) për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit. Emri i kandidatit do t’i propozohet nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

drejtoria e policise se shtetit

Mësohet se janë katër kandidatët potencialë për të marrë postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për Ilir Prodën, Neritan Nallbatin, Skënder Hitajn dhe Altin Menën.

Emri pritet të bëhet zyrtar ditën e hënë (30 Shtator) dhe do t’i dërgohet në tryezë kryeministrit Edi Rama nga ministri i Brendshëm.

Ministri Ervin Hoxha deklaroi se emri i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit do të bëhej publik brenda kësaj jave dhe të premten do t’i propozohej zyrtarisht kryeministrit.

Por për shkak të axhendës së kreut të qeverisë jashtë vendit, emri ende s’është dërguar zyrtarisht.

Në garën për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit aplikuar 15 kandidatë, por 4 prej tyre konkretisht Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha, u përjashtuan nga gara, pasi sipas ministrit të Brendshëm nuk  nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.

Në garë janë 11 kandidatë dhe emri me më shumë pikë do i propozohet kryeministrit nga ministri Hoxha.

Kandidatët në garë:

1-Adriatik Tafçiu

2-Altin Mena

3-Ardian Çipa

4-Gentjan Shehaj

5-Idajet Faskaj

6-Ilir Proda

7-Lutfi Minxhozi

8-Neritan Nallbati

9-Pëllumb Seferi

10-Rebani Jaupi

11-Skënder Hita

Kandidatët e skualifikuar

1-Shemsi Premci

2-Ibrahim Disha

3-Hajrulla Xhivini

4-Sami Rasha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.