E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
4 orë ‘luftë’, peshkatarët nxjerrin diçka të pazakontë nga uji
Bota

4 orë ‘luftë’, peshkatarët nxjerrin diçka të pazakontë nga uji

Peshkatarët në qytetin turk të Mersinit kapën një peshkaqen të gjatë pesë metra, të cilin e ekspozuan në treg. Peshkaqeni 300 kilogramësh u kap nga një grup peshkatarësh në ujërat e Mesdheut. Nga rrjeta e transferuan në breg ku e ekspozuan.

Kjo ngjarje e pazakontë tërhoqi vëmendje të madhe të qytetarëve të cilët dëshironin të bënin fotografi afër peshkaqenit.

Adnan Polat, ndihmës kryetar i Shoqatës së peshkatarëve të Mersinit, deklaroi për Anadolu Agency se peshkatarëve iu deshën katër orë të mposhtin peshkaqenin, i cili ishte ngatërruar në rrjet. Siç tha, mishi i këtij peshkaqeni është treguar si i mirë për kurimin e kancerit.

Për këtë arsye, ata do ta ndajnë këtë mish me qytetarët e Mersinit./AA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.