E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
42-vjeçarja lindi foshnjen në tualetin e shtëpisë dhe pësoi hemorragji, askush s’e dinte për shtatzëninë
Lajme

42-vjeçarja lindi foshnjen në tualetin e shtëpisë dhe pësoi hemorragji, askush s’e dinte për shtatzëninë

42-vjeçarja Leta Koçi është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e foshnjes së porsalindur.

Por për shtatzëninë e saj dhe lindjen në tualetin e shtëpisë, askush prej familjarëve apo fqinjëve të saj nuk dinte gjë.

Ngjarja e rëndë është zbuluar pasi gruaja ka pësuar hemorragji dhe është detyruar të shkojë në maternitet. Kanë qenë fëmijët ata që e kanë gjetur nënën në tualet, në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe kanë njoftuar tezen e tyre. Kjo e fundit ka shoqëruar 42-vjeçaren në maternitet dhe aty është zbuluar se ajo ka kryer lindje në kushte shtëpie.

Mjekët e maternitetit kanë njoftuar policinë dhe kjo e fundit pas marrjes në pyetje të 42-vjeçares, ka gjetur foshnjen e pajetë te një grumbull mbeturinash pranë lumit të Tapizës.

Në shtëpinë ku 42-vjeçarja jetonte me qira në Tapizë, tani mbizotëron vetëm heshtja. Kryefamiljari kujdeset për bashkëshorten në spital, ndërsa fëmijët në shtëpi nuk e dinë se çfarë mund ta ketë shtyrë nënën e tyre drejt një akti të tillë.

Leta Koçi akuzohet për vrasjen e foshnjes, dhe kjo vepër penale dënohet me 5 vite burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.