E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
43-vjeçari ia kishte bërë jetën ferr ish-gruas! Pak ditë para krimit i preu frenat e motoçikletës
Lajme

43-vjeçari ia kishte bërë jetën ferr ish-gruas! Pak ditë para krimit i preu frenat e motoçikletës

Fundi tragjik i 36-vjeçares nga Amfilochia, e cila përjetoi abuzimi sistematik, dhunë, kërcënime dhe përndjekje, ishte i paralajmëruar.

cifti vrasje greqi

Nëna e dy fëmijëve u vra nga ish-bashkëshorti mëngjesin e sotëm sapo ajo mbërriti në shtëpinë e saj, ku 43-vjeçari po e priste.

Ai kishte mbërritur në orët e para të mëngjesit në vendngjarje dhe sapo pa makinën e ish-gruas të afrohej u hodh nga ballkoni i banesës mbi kofano duke qëlluar me pushkë gjahu në drejtim të 36-vjeçares nga xhami i përparmë i mjetit.

Më pas, autori i dha fund jetës duke qëlluar edhe veten me pushkë. Krimi që tronditi Greqinë ishte i paralajmëruar. Vetëm dy ditë më parë viktima kishte bërë padi ndaj 43-vjeçarit për dhunë dhe kanosje në familje.

Por, kjo nuk ishte hera e parë që autori ia bënte jetën “ferr”. Majin e kaluar, 43-vjeçari u dërgua në burg me akuzën e dhunës në familje dhe lëndimit trupor. Por, u shpall i pafajshëm dhe pasi doli nga qelia vazhdoi të torturonte 36-vjeçaren.

Ai e ka mbajtur nën vëzhgimi nga afër, e ka kërcënuar dhe dhunuar, tortura që i ka përjetuar deri në mëngjesin e sotëm kur 43-vjeçari e vrau në sy të vajzës së tyre të mitur.

Një mike e ngushtë e viktimës tha për protothema.gr, se mbrëmjen e së mërkurës, ish-bashkëshorti i kishte prerë frenat motoçikletës 36-vjeçare, duke dashur ta frikësojë.

Gruaja ngriti një padi kundër tij duke shpresuar se do ta linte të qetë, por dhunuesi i saj ishte i vendosur të shkonte në ekstrem.

“Ata ishin ndarë prej kohësh, por ai vazhdonte ta shqetësonte. E kërcënoi, e vëzhgoi, priti jashtë shtëpisë që të kthehej.

Ai e kishte dhunuar disa herë dhe pardje i preu frenat motoçikletës. Ajo e kishte denoncuar në polici. Gjatë natës kishte dalë dhe sapo u kthye në shtëpi ish-burri po e priste dhe e vrau. Një nga fëmijët ishte me nënën e tij në fshat, por vajza e vogël ishte në shtëpi. Fëmija është në shok, si mund të jetë?”, tha shoqja e 36-vjeçares.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.