E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKU,Skandaloze/ Shikoni mishin që do shitej në Tiranë të shtunën
Lajme

AKU,Skandaloze/ Shikoni mishin që do shitej në Tiranë të shtunën

AKU konfiskon makina dhe bllokon dyqane, për transport e tregtim mishi qe rrezikon sigurine e konsumatorit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe në vazhdim të masave për disiplinimin e tregtimit të mishit, bllokoi të shtunen sasi të konsiderueshme mishi dhe penalizoi disa subjekte.

Gjatë të shtunës, AKU zbuloi se, brenda një furgoni mallarash me targa KO 3012 B dhe që drejtohej nga Kristo Mukades, transporohej mish për konsum njerezor, në kushte të tmerrshme. Siç e shikoni edhe në foto, brenda në furgon ishin 65 kg mish. Vetë drejtuesi i mjetit ka pranuar se e kishte për ta shitur, ndërkohë që AKU konfiskoi mjetin, sekustroi mishin dhe gjobiti me 300.000 mije lek subjektin.

Po kështu, gjatë inspektimit të një restoranti në Tiranë, gjeti dhe sekuestroi 21 kg mishi keci pa vulë dhe certifikaten veterinare.

Ndaj subjektit u vendos masa e gjobes 200.000 lek dhe u sekuestrua mishi. Po të shtunen, inspektoret e AKU, në një dyqan tregtimi mishi në Paskuqan, me adminiatrator Artis Lala, konstatuan 198 kg mish pa certifikatën veterinare dhe pa vulë. Për këtë arsye, AKU gjobiti subjektin me 300000 lek, si dhe konfiskoi mishin, një frigorifer dhe veglat e punës. AKU, për çdo rast, pati dhe mbështetjen e policisë, ndërsa aksiome me bllokime e sekuestrime ka pasur dhe në Fier, Vlorë e Gjirokastër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.