44persona të lënduar në Spitalin e Traumës nga termeti
44 persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e tërmeteve të fuqishëm që goditën vendin pasditen e sotme. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Vendi u godit sot nga dy lëkundje tërmeti, ku më i forti 5.8 ballë Rihter, me epiqendër 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet afër Kepit Rodonit. Tërmeti më i forte ne 20-30 vitet e fundit

Lëkundjet e forta shkaktuan frikë dhe panik tek banorët, të cilët lanë shtëpitë dhe zbritën me shpejtësi në rrugë. Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa të shumta kanë qenë dëmet materiale.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



