Shkelzen Berisha mohoi të jetë ai ndërmjetësuesi i këtij takimi
Pas disinformacioneve për djalin e ish-kryeministrit Shkelzen Berisha, të gazetarit Andi Bushati nga padija, nga mos leximi apo nga qëllimi në emisionin e Ylli Rakipit, Shkelzen Berisha ka bërë një ndërhyrje telefonike dhe ka sqaruar fabrikimet në lidhje me takimin e CEZ dhe qeverisë shqiptare aso kohe të drejtuar nga babai i tij.
Shkelzen Berisha mohoi të jetë ai ndërmjetësuesi i këtij takimi, ndërsa Bushati tha se një e-mail i publikuar tregon të kundërtën, por duke mos cituar asnjë rresht te e-mailit ku pretendohet e kundërta.

Ja debati:
Shkelzen Berisha: Unë nuk kam asnjë lidhje me ata persona, as familjare, as biznesi as nuk kam udhëtuar me makinën e tyre, as nuk jam përgjuar duke thënë që më kanë dhënë mua miliona. Në atë letër flitet për një takim, jo që ka ndodhur por që do të ndodhë. Megjithatë takimi nuk është kërkuar dhe nuk më ka ndodhur kurrë.
Bushati: Nga e-maili që është publikuar thuhet se ju keni ndërmjetësuar një takim, jo me ju por me babain tuaj.
Shkelzen Berisha: Jo zoti Bushati, nuk e keni lexuar si duhet.
Bushati: Por fakti që emri juaj përmendet dhe pasi përmendet, babai juaj i pret si kryeministër i Shqipërisë ata, kjo ngjall dyshime.
Shkelzen Berisha: Ata që fabrikojnë prova nuk do ta bëjnë këtë për zotin Bushati por për ata që duan të godasin. Target jam unë.
Bushati: Babai juaj i ka pritur, tre javë pas e-mailit.
Shkelzen Berisha: Ky është spekulim, ose fabrikim i e-mailit për interesa politike. Është krejtësisht normale që CEZ të takohet me palën shqiptare, por ky takim nuk ka ndodhur përmes meje. Dhe në asnjë rresht nuk thuhet që më është kërkuar të ndërmjetësoj takim. Kur nuk lexon nuk dot të thotë që të informohesh kafeneve zoti Bushati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



