E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në Rrugën e Kombit, avokati përplas makinën e policisë dhe ikën nga vendngjarja
Lajme

Aksident në Rrugën e Kombit, avokati përplas makinën e policisë dhe ikën nga vendngjarja

Një aksident me plagosjen e tre personave ka ndodhur pranë kryqëzimit të Milotit, në rrugën e Kombit këtë të dielë.

Një autoveture e cila drejtohej nga një avokat në Laç, ka goditur mjetin e policisë së Kurbinit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur avokati dhe më lehtë dy efeketivët.

Pas ngjarjes avokati A. Lleshi është larguar nga vendgjarja, ndërsa është shpallur në kërkim, ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në rrugën e Kombit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.