E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
5 KONKLUZIONE NGA PËRPLASJA E POLICES (fëmijës dhe gjithë familjes së saj që mbahet veç me rrogën e saj) ME POLICINË TE “PETRO NINI”!
OP-ED

5 KONKLUZIONE NGA PËRPLASJA E POLICES (fëmijës dhe gjithë familjes së saj që mbahet veç me rrogën e saj) ME POLICINË TE “PETRO NINI”!

1. SA HERË KA BIZNESMENË QË I KANË GATI LEJET E NDËRTIMIT NË QENDËR TË TIRANËS VJEN GJITHË KAVALERIA POLICORE!

Po të mos kishte plan për të ndërtu pallat aty nuk do kishte ardh gjithë ushtria e policisë! Deri më sot, sa herë ka biznesmen dhe politikanë që duan të marrin një pronë vjen kavaleria policore! Ndërkohë kur njerëzit e thjeshtë duan të marrin pronën që u takon presin me dekada!
Unë nuk e di kujt i takon prona te ngjarja e sotshme, por di që sa herë ka njerëz të fuqishëm vijnë 100 policë dhe merren me gra e fëmijë, pleq dhe të sëmurë e ç’të gjejnë!
Ndërkohë me dhjetra mijë pronarë pa pushtet apo lidhje me pushtetin rrinë dhe vështrojnë nga larg pronat e tyre se asnjëherë policia, shefat e tyre dhe pushteti i oligarkëve nuk i ka në defter!

2. BANORËVE QË DO NXIRREN JASHTË NUK U JEPET ASNJË ALTERNATIVË! THJESHT HIDHEN NË RRUGË!

Ku do flejnë sot fëmijët? Të moshurarit? Të sëmurët? Kush është plani shtetëror për strehim të paktën të përkohshëm në momentin e nxjerrjes jashtë me laçka e plaçkat e të varfërve? Kujtoni ditën e parë që u shkuan fadromat dhe policët banorëve të Unazës së Re apo atyre te Bulevardi i Ri?

3. BANORËT QAJNË, ULËRASIN KUR U VJEN E KEQJA TE DERA POR NUK KANË QENË NË ASNJË RAST NË KRAH TË VIKTIMAVE TË TJERA!

Asnjë nga banorët fatkeqë që sot do dalin në rrugë të madhe nuk shkuan t’u gjenden në krah banorëve të Bulevardit të Ri, atyre të Shkozës apo të Unazës së Re! Shkurt të gjtihë presin t’u vijë e keqja në shtëpi! Siç d u vijë dhe të tjerëve!

4. POLICËT JANË VETË VIKTIMA TË KEQPAGUARA TË MAKINËS SË REPRESIONIT QË I SHËRBEJNË KUNDËR POPULLIT VIKTIMË!

Zonja në foto është vetë police! E keqpaguar! Nga ato që i nxjerr Gjeneral Leshi të pambrojtura në protesta përballë qytetarëve të revoltuara dje për të njëjtat motive si ajo vetë sot! Ulërima e saj është ulërima e gjithë policëve viktima të vetë makinës represive të cilës i përkasin! Fëmija i saj i vogë kapet në një pozicion të papërshtatshëm dhe të palejuar nga një polic barkderr si të jetë kriminel ndërkohë që me fëmijët duhet të merren koleget e saj femra por Policia që ajo i përket nuk njeh as rregulla dhe as standarde! Është aty për represion dhe jo zgjidhje! Si ajo vetë dje në protesta apo kur i prisheshin dje shtëpitë viktimave të tjera si ajo!

5. PRONA GJTHS ËSHTË E SHENJTË DHE DUHET TI TAKOJË PRONARIT TË LIGJSHËM!

Unë nuk e di dhe s’mund t’a di me detaje se kush ka të drejtë banorët viiktima apo pronarët sipas vendimeve të gjykatave! Kush është pronari i vërtetë? Gjykatat që vetë pushteti që çon polic ii ka quajtur vetë të korruptuara! Nëse ajo tokë i ka takuar një pronari të ligjshëm dhe ajo është zënë nga ndërtime të paligshme si qindra mijë raste legalizimi ku çertifikatat i jep Kryeministri pyetja është pse ca prona legalizohen dhe ca jo? Po nëse objekti ndërtimor i ka përkitur 70 vjet para një pronari të ligjshëm dhe Pushteti Komunist e ka përzënë dhe ka futur të tjerë a i takon pronarit të ligjshëm? Unë nuk e di të vërtetën pasi flitet për shumë ndërhyrje të paqarta dhe mbi të gjitha për shumë palë çka e konfondon të vërtetën! Meqë nuk e di po jap veç parimin:
PRONA I TAKON PRONARIT TË LIGJSHËM! Se kush është i ligjshëm në kohën e paligjshmërisë kjo do shyqrtim jo faqe më faqe të gjtihë dosjes por gërmë për gërmë dhe kjo këtu është e pamundur!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.