E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
5 miliardë lekë në rrezik, parandalohet katastrofa financiare
Flash

5 miliardë lekë në rrezik, parandalohet katastrofa financiare

Si u zbulua skema e mashtrimit të 2 kinezëve në Shqipëri

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e dy shtetasve kinezë në Tiranë, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe vjedhjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Autoritetet kanë njoftuar se Krimi Kibernetik ka parandaluar vjedhjen e të dhënave të mbi 5 mijë shqiptarëve. Sipas hetimeve, shuma që rrezikonte të vidhej arrinte rreth 5 miliardë lekë, ose 50 milionë euro, përmes skemës mashtruese të falsifikimit të faqeve të Postës Shqiptare dhe manipulimit të llogarive bankare.

Dy kinezët e arrestuar, Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç, kishin ardhur në Tiranë një javë më parë për të vijuar aktivitetin kriminal. Ata u akomoduan në një hotel afër qendrës së kryeqytetit, ku u gjetën edhe dhjetëra sende materiale me rëndësi për hetimin.

Mësohet se dy të dyshuarit kishin planifikuar ngritjen e infrastrukturës për të përfituar më pas nga llogaritë bankare të qytetarëve, duke tërhequr paratë nga jashtë vendit.

Krimi Kibernetik arriti t’i ndiqte nëpërmjet monitorimit të “darkweb” dhe burimeve të hapura online, duke i identifikuar dhe parandaluar më tej veprimet e tyre kriminale.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa dyshohet se në këtë skemë mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë, për të cilët po kryhen procedurat ligjore dhe verifikimet e nevojshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.