E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
5 shqiptarë me kartela të kuqe arrestohen në Angli
Bota

5 shqiptarë me kartela të kuqe arrestohen në Angli

Një operacion i koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe britanike ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e pesë shtetasve shqiptarë në Angli, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.

Në një periudhë katërjavore, Interpol Tirana në bashkëpunim me njësinë e posaçme për personat në kërkim pranë National Crime Agency, ka finalizuar disa operacione të suksesshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga Gjykata e Ekstradimeve në Londër, personat e arrestuar akuzohen për vepra të ndryshme penale, nga trafiku i drogës deri te krime kundër jetës.

Renato Hasani, 37 vjeç, ishte strehuar në Angli për t’iu shmangur drejtësisë shqiptare, e cila e akuzon për përfshirje në aktivitet kriminal lidhur me shitjen e lëndëve narkotike.

Në një tjetër operacion në veri të Londrës është arrestuar Murat Mehmeti, 62 vjeç, i dënuar më herët për falsifikim dokumentesh. Ai kishte braktisur Shqipërinë pa përfunduar shërbimin e provës, duke bërë që gjykata të rikthente në fuqi dënimin me burg. Aktualisht, Mehmeti po përballet me procedurat e ekstradimit në gjendje të lirë, pasi ka siguruar një garanci financiare prej 15 mijë paundësh.

Ndërkohë, Gëzim Çela, 37 vjeç, është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare, e cila e akuzon për trafik të një sasie prej 46 kilogramësh lëndë narkotike drejt Kosovës, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Një tjetër i ndaluar është Andi Hoxha, 23 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një aksident fatal të ndodhur në nëntor të vitit 2022 në aksin Thumanë–Fushë-Krujë, ku humbi jetën një qytetar pasi u godit nga automjeti që drejtonte i riu me shpejtësi të lartë.

Ndërsa Kostandino Tahiri, 30 vjeç, i akuzuar për plagosje të rëndë, ka pranuar përpara gjykatës britanike që të ekstradohet vullnetarisht drejt Shqipërisë.

Në një zhvillim paralel, të dhënat nga sistemi gjyqësor britanik tregojnë se më 10 qershor 2026, prokuroria angleze ka paraqitur kërkesë për apel ndaj vendimit që bllokoi ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe katër shtetasve britanikë. Ata kërkohen nga drejtësia shqiptare në lidhje me hetimet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur tre vite më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.