52-vjeçari gjendet i vdekur në një pallat të pabanuar
Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën “Njazi Meka”, në Tiranë.
Policia njofton se i ndjeri G.F është gjetur në një pallat të pabanuar pa shenja jete. Sipas këqyrjes paraprake, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



