E shtunë, 17 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbana edhe të dielave në ekran?!  ‘Shihemi sonte në Portokalli’
Publik News

Arbana edhe të dielave në ekran?! ‘Shihemi sonte në Portokalli’

Kjo fjali e postuar në rrjete sociale mbi një foto me dy aktorët e spektaklit të humorit ka bërë që ndjekësit e prezantueses Arbana Osmani të shpërthejnë me urime dhe komente për rolin e ri.

Ky postim ka ngatërruar ndjekësit duke bërë që këta të fundit të mendojnë se Arbana do shfaqet në rolin e prezantueses në ‘Portokalli’, që nis sonte sezonin e rradhës pas një pushimi rreth dy mujor.

Sidoqoftë, ky ‘pushtim’ i ekranit nga Arbana këtë fundjavë nuk do ndodhë më meqenëse nuk ka ndërrim në prezantues por thjesht, prezantuesja do jetë mysafire për një skeq.

Kujtojmë se tash e tre javë, Arbana ka nisur sezonin e dytë të ‘Dua të të bëj të lumtur’ që transmetohet të Shtunave në Top Channel. Këtë rradhë edhe si autore, Arbana po ja del suksesshëm të prijë me audiencë në programin e saj që këtë vit po merr edhe më shumë vëmendje e po përçon më shumë emocion tek publiku.

Në ‘Portokalli’, edhe këtë sezon, dyshja do jetë e njejtë. Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi do na shoqërojnë çdo të Dielë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.