E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
53-vjeçarja mbytet duke ngrënë në një lokal në Tiranë
Lajme

53-vjeçarja mbytet duke ngrënë në një lokal në Tiranë

Një grua 53 vjeçare ka humbur jetën këtë të martë në një lokal në Tiranë, ndërsa dyshohet se shkaku ka qenë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Tiranës, e cila ka identifikuar viktimën me inicialet G.D. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 53-vjeçarja ka ndërruar jetë në ambientet e lokalit ku po konsumonte ushqim, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

“Shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën ‘Xhanfize Keko’, dyshohet për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të rastit,” thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.