E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
58% e emigratëve të rikthyer në vend duan të ikin përsëri’
Publik News

58% e emigratëve të rikthyer në vend duan të ikin përsëri’

58% e emigratëve të rikthyer në vendin tonë duan të ikin përsëri.

Kështu shprehet Eljona Boce Elmazi drejtoresha e World Vision Shqipëri e Kosovë duke iu referuar një studimi që ka kryer së fundmi.

E ftuar te ABC e Mëngjesit, ajo ka deklaruar se 70% e të rikthyerve nga emigrimi janë papunë dhe 60% punojnë në të zezë.

“Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar për arsye ekonomike. Ne e ndërrorëm këtë studim dhe arritëm në faktin se ata janë papunë dhe përballen atje me një gjendjemë të keqe. Një pakië e tyre punon dhe shumica e tyre janë në të zezë, të pasiguruar.

Ne kemi vënë re që nevojat e tyre janë pa stade, që do të thotë strehim është nevoja bazë që duhet  t’i vish në ndihmë nevojave të tyre. E dytë duhet t’i vish nevojave që ka tregu,pra kërkohen arsim profesional, por ata kanë një arsim të mesëm ose nëntëvjeçar.

Ata kanë nevojë për shërbimet arsimore për fëmijët e tyre, për shërbimet shëndetësore si edhe shërbime sociale. Ndërkohë që nga studimi konstaton, vetëm 8% e tyre kanë marr shërbimet që ata kanë nevojë. Jemi duke i ndihmuar në mënyrë që të rimëkëmben. Gjatë pandemisë i jemi përgjigjur me paketa ushqimore dhe ekonomike. Studimi është bërë për 13 bashki. Kampioni  i studimit është i shpërndarë në mënyrë jouniforme, ju do mendoni se numri më i lartë është në Tirna, po është edhe Cërriku. 58% e tyre mendojnë se po ti jepej mundësia do të riktheheshin në emigrim, pavarësishst se kanë qëndruar në kampe”, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.