E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
6 Dhjetori caktohet ditë pushimi zyrtar për administratën dhe shkollat
Lajme

6 Dhjetori caktohet ditë pushimi zyrtar për administratën dhe shkollat

Data 6 Dhjetor do të jetë ditë pushim zyrtar për administratën dhe shkollat në kryeqytet. Kështu është vendosur në kuadër të masave për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.

Gjithashtu janë marrë masa edhe për kufizim të lëvizjes së automjeteve duke qenë se një pjesë e mirë e akseve në kryeqytet do të jenë të bllokuara për shkak të perimetrit të sigurisë.

Po në këtë datë, Sali Berisha dhe deputetë të PD kanë paralajmëruar protestën e radhës kundër qeverisë, për t’i dëshmuar përfaqësuesve ndërkombëtarë problemet me të cilat përballët vendi jonë.

Policia e ka refuzuar lejen e kërkuar nga demokratët për protestë, ndërkohë që Bashkia e Tiranës i ka propozuar atyre që tubimin ta zhvillojnë në sheshin “Skënderbej” dhe jo në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.