E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
6 kushtet që duhet të plotësojnë banesat
Lajme

6 kushtet që duhet të plotësojnë banesat

Sipas përkufizimit të Departamentit të Shkencës në Kombet e Bashkuara rreziku i lartë nga tërmeti do të thotë që ekziston më shumë se një 20% mundësia  për lëkundje potenciale në 50 vitet e ardhshme.

Bazuar në këtë informacion, ndikimi i tërmetit duhet të merret në konsideratë në të gjitha fazat e projektit, të një objekti veçanërisht gjatë projektimit dhe ndërtimit. Vendimet e planifikimit të projektit, hartimi i projektit dhe metodat e ndërtimit duhet të marrin parasysh nivelin e rrezikut nga tërmeti.

pallat

 

Sipas studimeve vendase të Universitetit Politeknik të Tiranës janë 6 karakteristika që një objekt kur ndërtohet duhet të përmbushë për mbrojtjen nga tërmeti.

Në Shqipëri inxhinieret e ndërtimit janë të aftë të diagnostikojnë një ndërtesë nëse i reziston ose jo tërmetit në bazë të kritereve të mëposhtme

Parimet udhëzuese që përcaktojnë këtë projektim kundrejt rrezikut sizmik janë:

1-Thjeshtësia strukturore

Thjeshtësia strukturore, që karakterizohet nga ekzistenca e rrugë – kalimeve të qarta dhe të drejtpërdrejta për transmetimin e forcave sizmike.

2-Uniformiteti dhe simetria 

Uniformiteti karakterizohet nga një shpërndarje uniforme e elementëve strukturorë, i cili, nëse realizohet në planimetri, lejon transmetim të shkurtër dhe të drejtpërdrejte të forcave inerciale të shfaqura në masat e shpërndara të ndërtesës. Uniformiteti në zhvillimin e strukturës në lartësi të ndërtesës është gjithashtu i rëndësishëm, përderisa ai tenton të eliminojë shfaqjen e zonave të ndjeshme ku përqendrime të ndërprerjeve mund të shkaktojnë shembje në mënyrë të parakohshme.

3-Rezistenca dhe ngurtësia sipas të dy drejtimeve

Lëvizja sizmike horizontale është një fenomen që shfaqet sipas dy drejtimeve. Struktura e ndërtesës duhet të jetë në gjendje t’u rezistojë veprimeve horizontale sipas çdo drejtimi.

 4-Rezistenca dhe ngurtësia përdredhëse

Përveç rezistencës dhe ngurtësisë anësore do të duhet që strukturat e ndërtesave të kenë rezistencë dhe ngurtësi të përshtatshme përdredhëse, me qëllim që të kufizohet shfaqja e lëvizjeve përdredhëse te cilat tentojnë t’i sforcojnë elementët e ndryshëm strukturorë në mënyrë jo uniformë.

5-Sjellja diafragmatike në nivelin e katit

Mbulesat e ndërkateve veprojnë si diafragma horizontale që mbledhin dhe transmetojnë forca inerciale në sistemet strukturore vertikale dhe sigurojnë atë që këto sisteme të veprojnë së bashku për t’i rezistuar veprimit sizmik horizontal. Veprimi i mbulesave të ndërkateve si diafragma është veçanërisht i rëndësishëm në rastet e planimetrive komplekse dhe jouniforme të sistemeve strukturore vertikale, ose kur përdoren së bashku sisteme me karakteristika të ndryshme deformueshmërie horizontale.

6-Themelet e përshtatshme

Në këndvështrimin e veprimit sizmik, projektimi dhe ndërtimi i themeleve dhe i lidhjeve me strukturën sipër tyre duhet të sigurojnë atë që e gjithë ndërtesa t’i nënshtrohet një veprimi uniform sizmik. Monitor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.