6 të plagosur nga aksidenti në Kroaci, mes të cilëve 4 shqiptarë
Një aksident ka ndodhur në Kroaci ku kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes të cilëve 4 shqiptarë.
Mediat vendase raportojnë se një 22-vjeçar shqiptar, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, i cili drejtonte automjetin tip Volkswagen Caddy është përplasur me një kamion me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e ?rnec Dugoselski.
Në aksident kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët e veturës, tre shtetas shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas Nepalez, 26 vjeç.
Nuk dihen detaje të tjera për aksidentin
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



