E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
60 ditë bllokadë e ndihmave, Gaza në prag të zisë së bukës!
Lajme

60 ditë bllokadë e ndihmave, Gaza në prag të zisë së bukës!

Asnjë ushqim, ujë apo furnizim mjekësore nuk kanë hyrë në Rripin e Gazës që nga 2 marsi, kur Izraeli vendosi një bllokadë totale në Rrip në një përpjekje për të detyruar Hamasin të lirojë pengjet e mbetura.

Bllokada është tani në ditën e saj të 60-të dhe OKB-ja dhe agjencitë e tjera të ndihmës kanë paralajmëruar për “kushte urie në shkallë të plotë” në të gjithë Rripin e Gazës.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) thotë se të gjitha furrat e bukës janë mbyllur dhe të gjitha rezervat brenda Gazës tani janë shterur plotësisht.

Kuzhinat e mbetura të bamirësisë në Gaza thonë se mund të detyrohen të mbyllen brenda disa ditësh nëse nuk lejohet hyrja e ndihmës.

Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës tha të premten se uria nuk është më një kërcënim i afërt, por po bëhet realitet. Në deklaratë thuhet se 52 persona kanë vdekur për shkak të urisë dhe kequshqyerjes, ku 50 prej tyre ishin fëmijë.

Gjithashtu thuhet se më shumë se 65,000 fëmijë kanë kërkuar trajtim për kequshqyerje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.