Donald Lu në Presidencë, takon presidentin Ilir Meta
Ambasadori amerikan Donald Lu ndodhet në një takim me presidentin Ilir Meta në presidencë.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka bërë akuza të forta ndaj Ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu në një letër që i ka nisur Kongresit Amerikan në Maj të vitit 2017. Përveçse e akuzon për lidhje me fondacionin Soros në Shqipëri dhe për ndërhyrje në hartimin e Reformës në Drejtësi, Llalla thotë se që në Maj të 2015-ës, në një takim që kishin pasur mes tyre, Lu i ka kërkuar të arrestojë Ilir Metën, në atë kohë Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë. “Në mënyrë jo diplomatike dhe kundër çdo norme të parashikuar nga Konventa e Vienës, ambasadori Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm të arrestonte Kryetarin e Kuvendit, njëkohësisht kreun e LSI-së, Ilir Meta. Në vlerësimin e zotit Lu, Kryetari i Parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën në Drejtësi. Arrestimi i tij i mundshëm do të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar më shpejt në Bashkimin Europian. Një kërkesë e tillë, krejtësisht e papërgjegjshme, e detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpresë takimin, duke shpjeguar se arrestimi i çdo personi, duke përfshirë edhe zyrtarët, bëhet vetëm në bazë të provave”.
Ndërkohë nuk dihen motivet e këtij takimi te Meta Lu në presidencë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



