61-vjeçari ngacmoi seksualisht tre vajza të mitura, arrestohet
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë që ky nuk është rasti i vetëm, pasi edhe më parë janë raportuar të tilla fenomene.
Pak kohë më parë opinioni publik u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë e ndodhur në Rrëshen, ku një 15-vjeçare u shantazhua dhe u përdhunua nga 5 persona të moshës nga 17 deri në 44 vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



