61-vjeçari që u infektua nga djali, gati të lërë spitalin
një burrë 61 vjeçar i cili rezultoi i infektuar me Covid -19, rreth dates 11 mars, tashmë është shëruar.
Ai së bashku me bashkëshorten e tij u infektuan nga djali i tyre i cili ishte kthyer nga Italia dy ditë përpara se të regjistroheshin të prekurit e parë me koronavirus në vendin tonë.
Mësohet se 61 vjecari me inicialet R.M iu nënshtrua terapisë intensive në spitalin Infektiv. Kurse gruaja e tij ndodhet e vetëkarantinuar.
Ai tashmë do të lërë dyert e spitalit. Nga 5 numuri i te infektuarve në Elbasan, ka shkuar në katër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



