65-vjeçari gjendet i vdekur poshtë një pallati në Pogradec
Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur poshtë një pallati në zonën e quajtur Kavalishenca në Pogradec. Policia njofton se 65-vjeçari nuk ka shenja dhune në trup.
Sipas disa mediave, 65-vjeçari konsumonte shpesh alkool dhe dyshohet se i dehur dhe në temperatura të ulëta, ka pësuar infarkt
Njoftimi:
Policia e Pogradecit/ Informacion paraprak
Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur “Kovalishenca”, në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



