E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fabrika e Salillarit ndot Vorën, banorët: Fëmijët po marrin helmin çdo ditë
Publik News

Fabrika e Salillarit ndot Vorën, banorët: Fëmijët po marrin helmin çdo ditë

Prej kohesh banoret e Vores ankohen per ndotjen e madhe qe eshte shfaqur ne kete zone.

Sipas nje leje te Ministrise se Mjedisit, të miratuar më datë 15 gusht të vitit 2016 me firmën e ministrit të Mjedisit të asaj kohe, Lefter Koka dhe ish drejtorit të agjencisë së lejeve, Julian Beqiraj, aktiviteti është në pronësi të personit juridik: Salillari Sh.p.k., me person përgjegjës: Pëllumb Salillari.

fabrika e vores 1

Në lejen mjedisore, thuhet se objekti i instalimit është: Përzierja e çimentos dhe grumbullimi i betonit. Veprimtari që përfshijnë ngrohjen por jo distilimin e katranit ose bitumit në lidhje me ndonjë veprimtari prodhimi.

Por, banorët që jetojnë aty pranë, në rrugën e vjetër Vorë-Marikaj dhe që shohin nga afër aktivitetin e kësaj fabrike flasin për një realitet tjetër, të ndryshëm nga ai që parashikon leja mjedisore.

fabrika e vores 2

“Prej 4 vitesh kemi shku jemi anku disa here, dmth ka shku deri në atë pikën ku ska më, unë jam i pari që mund të rrezikoj jetën, më mirë unë se fëmijët e mi që hajnë helm çdo ditë. kanë qejf fëmijët me dal me lujt jashtë, nuk mund ti nxjerr jashtë se bëhet ambienti i ndotur si mjegull . unë sdu që të më punësojë se ja më punësoi, po fëmijët e mi, ti punësoj edhe ata? Un kam qenë këtu, ai e ka bo pasi kam ardh unë,. e ka pas të betonit dhe jo të bitumit, tani ka kalu ktu lart dhe e ka të bitumit dhe e ka gjithë ditën dhe gjithë natën”, thotë Pëllumb Loçi.

fabrika e vores 3

Ndërkohë ministria e Mjedisit thotë për Top Channel se ja ka pezulluar lejen mjedisore aktivitetit prej 3 ditësh, megjithëse aktiviteti po vijon punën krejt normalisht. Ministria nuk ktheu nje pergjigje kur iu kerkua qe te publikonte urdhrin e pezullimit te lejes mjedisore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.