8 dhjetori/ Meta: Një ditë kthese epokale
Presidenti i Republikës, Ilir Meta organizoi sot një pritje me rastin e 8-Dhjetorit, Ditës së Rinisë. Në aktivitetin e organizuar në Pallatin e Brigadave morën pjesë ish-studentë, pedagogë dhe protagonistë të lëvizjes së dhjetorit 1990.
Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet Presidenti Meta tha se në historinë moderne të Shqipërisë, 8 Dhjetori 1990 përbën një ditë kthese epokale për Shqipërinë dhe për shqiptarët që vrau frikën nga diktatura komuniste dhe hapi historinë demokratike pluraliste në vend.
Preisdenti i Republikës u shpreh se 8 Dhjetori është një ditë nderimi për studentët e Dhjetorit ‘90 dhe veprën e tyre si edhe një ditë apeli për të gjithë të rinjtë e sotëm, që të mësojnë dhe të frymëzohen nga guximi, kurajo dhe sakrifica e bashkë-moshatarëve të atyre të atëhershëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



