“8 vite burg në Guantanamo”, kush është kreu i talebanëve që u vetëshpall president i Afganistanit
Pas largimit të Presidentit të Afganistanit Ashraf Ghani, një tjetër pretendent duket se ka zënë vendin e tij. Lideri i Talebanëve në Afganistan, Mullah Abdul Ghani Bradar është vetëshpallur President i vendit.
I njohur ndryshe me emrin Mullah Bradar Akhund, ai ka qenë ndër të parët që ka krijuar grupimet e talebanëve në Afganistan. Bradar është arrestuar në vitin 2010 nga agjentët e CIA-s në bashkëpunim me inteligjencën e Pakistanit dhe u lirua më pas në vitin 2018. Pasi talebanët pushtuan dhe pallatin Presidencial, Bradar deklaroi se për 8 vite ai ka vujtur dënimin në burgun famëkeq të Guantanamos.
Gjatë viteve 1996-2001, Mullah Abdul Ghani Baradar ka mbajtur disa poste si guvernator i provincave Herat dhe Nimruz dhe komandant i forcave ushtarake në rajonin perëndimor të Afganistanit. Talebanët pushtuan pallatin presidencial ditën e dielë (15 gusht) teksa tentuan të marrin nën kontroll dhe aeroportin e Kabulit ku ka pasur dhe shkëmbime zjarri e për pasojë mbetën të vdekur 5 persona.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



