E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘I forti’ i Laçit kërcënon gazetarin, habit shefi i Komisariatit: Jam me leje, të fala!
Lajme

‘I forti’ i Laçit kërcënon gazetarin, habit shefi i Komisariatit: Jam me leje, të fala!

Një gazetar tjetër u kërcënua me jetë sot në krye të detyrës gjatë raportimit të një ngjarjeje kriminale në qytetin e Laçit. Gazetari Julian Shota nuk u lejua të filmonte skenën e shpërthimit të tritolit në lokalin e Llesh Burakut, pasi vetë ky i fundit, që edhe pse pësoi mjaf dëme materiale në pronën e tij, nuk e lejoi të filmonte por arriti derisa i vuri pistoletën në kokë.

E gjithë kjo ndodhi në kushtet kur gazetari kishte arritur më shpejt se policia në vendin e ngjarjes.

U dësh ndërhyrja e të afërmëve të pronarit gjaknxehtë që të qetësohej situata, që ta shpëtonin gazetarin. Por kërcënimi nuk ka mbaruar me aq, pasi Buraku u ka kërkuar të gjithë gazetarëve të pranishëm të dorëzonin celularët me të cilët kishin filmuar!

Dhe, si për t’i vendosur kapakun kësaj situate, ku tek “i forti” i Laçit nuk kishte mbërritur asnjë këmbë polici për verifikim, iu dërgua një mesazh shefit të Komisariatit të Laçit, Erdi Rreçakut.

“Jam me leje. Të fala”, ishte përgjigja indiferente e shefit Rreçaku për kërcënimin e gazetarit, që ndodhi ende pa u mbushur java nga kërcënimi po me jetë i familjes së gazetares Klodiana Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.