E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon deputeti i Laçit: E dija  se do përjashtohesha…
Lajme

Reagon deputeti i Laçit: E dija se do përjashtohesha…

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së kryeministri Rama përjashtoi nga grupi parlamentar deputetin Gjetan Gjetani, pasi sipas tij kishte kërkuar që të punësonte njerëz të afërt nën drejtimin e policisë së Kurbinit.

Po vetë deputeti Gjetani nuk ka qenë aspak i habitur nga ky vendim i Ramës pasi jo më larg se dje ai denoncoi paaftësinë e policisë së Kurbinit, dhe heshtjen e tyre përballë krimit.

Në një reagim të shkurtër fill pas fjalës së Ramës Gjetani ka thënë se e ka ditur që dje që do të përjashtohej.

‘Një reagim të plotë do e bëj në vazhdim. Për momentin nuk di ç’të them. E prisja. Kam marrë informacione që dje nga brenda partisë që do më përjashtonte’, ka thënë Gjetan Gjetani.

Në një postim në Facebook, ai shkruan: “Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, është nje vendim i padrejte. Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje. Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnje zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin. Perkundrazi, shtoi vetem nje doze tjeter te arrogances se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetem nuk eshte ajo cfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve.

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.

Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.