Lirohen dy autoret e dyshuar të vjedhjes së Katedrales në Korcë
KORCE-Lihen të lirë autoret e dyshuar të vjedhjes së Katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’ në Korcë. U liruan, për mungesë provash Joni Cigare dhe Genci Arifi.
Arrestimi i tyre erdhi pak orë pas reagimit të klerikëve ortodokse, por policia e Korçës nuk ka pasur prova të mjaftueshme për autorësinë e vjedhjes dhe dhunimit të Katedrales nga këta dy persona. Pas lirimit të dy të dyshuarve, prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për 5 persona të tjerë, dy prej te cilëve, vëllezër me precedentë kriminale, për te cilët do të pritet seanca për caktimin e masës se sigurisë për të parë nëse provat e grumbulluara nga policia krijojnë dyshim të arsyeshëm për autorësinë e vjedhjes se objektit të kultit. Grabitja e Katedrales në qendër te qytetit të Korçës mbrëmjen e 2 shtatorit, solli reagimin e Mitropolisë se Shenjte, kleriket e se cilës e vlerësuan të pamjaftueshme punën e policisë, e cila nuk ka shkuar tek autoret e asnjë objekti kulti te denoncuar si të vjedhur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



