E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më 9 shtator   ekspertët e Komisionit të Venecias  vizitë në Shqipëri
Politikë

Më 9 shtator ekspertët e Komisionit të Venecias vizitë në Shqipëri

Nga data 9 shtator deri më 11 shtator, një grup ekspertësh të Komisionit të Venecias do të zhvillojnë një sërë takimesh në Shqipëri për të mbledhur fakte në lidhje me veprimin e Presidentit Ilir Meta, që çoi në nxjerrjen e dekretit të dytë për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Anëtarë të Komisionit të Venecias në TiranëAnëtarë të Komisionit të Venecias në Tiranë Më pas, ata do të dalin me një opinion, i cili do t’i dërgohet komisionit hetimor parlamentar, të cilët kanë bërë edhe ftesën. Kërkesa për të pasur një opinion të ekspertëve ndërkombëtarë u bë nga të dyja palët në komisionin hetimor, si nga ata të maxhorancës edhe nga ata të opozitës.

Sipas tyre, kjo do ta bënte më të besuar çdo raport që do të miratohej në Parlament. Duke pritur opinionin e ekspertëve ndërkombëtarë, komisioni hetimor shmangu ekspertët vendës. Ndërkohë, asistenca e ekspertëve të Venecias u kërkua në një kohë që Shqipëria nuk ka funksionale as Gjykatën Kushtetuese.

Kryetari i komisionit hetimor, Ulsi Manja, në mbledhjen e djeshme ku u caktua edhe plani hetimor, deklaroi se ata nuk do të dalin me një raport përfundimtar pa marrë opinionin paraprak dhe përfundimtar të komisionit të Venecias. Maxhoranca është e bindur se kreu i shtetit ka tejkaluar kompetencat e tij me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor, ndaj një grup prej 55 deputetësh nga maxhoranca kërkuan shkarkimin e tij.

Ndërkohë, nga ana tjetër, opozita i del në krah kreut të shtetit, duke thënë se Meta kë bërë detyrën e tij kushtetuese.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e cilëson hakmarrje të Ramës ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës, pasi ky i fundit, sipas Palokës, pengoi planin e Kryeministrit për të përgjakur Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.