E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Propozimi bombë i Kryemadhit: Veç Vetingut, Rama të tregojë analizën e drogës dhe kartelën mjekësore
Politikë

FOTO/ Propozimi bombë i Kryemadhit: Veç Vetingut, Rama të tregojë analizën e drogës dhe kartelën mjekësore

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, ka hedhur në Kuvend dy propozime të forta lidhur me Kryeministrin Edi Rama, krahas Vetingut si politikan.

Kryemadhi tha: “Unë do të dëshiroja që këtij Vetingut në politikë t’i shtonim edhe disa gjëra të tjera. T’i shtonim edhe atë analizën e drogës, t’ia masin njëherë, t’ia marrin edhe atë analizën e gjakut se e meriton ai dhe ta shikojmë. Sepse një kryeministër që drogohet është peng i “spaçatorëve’. Se mirë dje na kishte ardhur me antiplumb, por ai njeri është edhe peng i mallit që i shesin. Se varet çfarë malli i shesin. Është edhe ky problem shumë i madh.

Në Veting duhet të shtojmë edhe kartelën shëndetësore, çfarë përfaqëson ky njeri. Nga se vuan. Prej 20 vitesh i ëhstë fshehura kartela e shëndetësisë nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Kacolli. Ne e dimë shumë mirë. Nuk po merremi me burrin e Mirës, doktor Perlatin që e kuron nga azma, por nuk mund ta pranojë dot ai këtë gjë, se kërkon që gjithë shqiptarët t’i fusë në vorbullën e vet.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.