Modric krenar që doli para Messis dhe Ronaldos – “futbolli nuk është vetëm gola”
Mesfushori i Real Madridit prishi dekadën në mes të dy ikonave të futbollit modern, duke marrë në fund Topin e Artë
Luka Modric ka thënë se është i kënaqur që me në “fund puna e mesfushorëve është njohur”, pasi që ai ia doli ta merr Topin e Artë para Lionel Messis dhe Cristiano Ronaldon, derisa ka shtuar se “futbolli nuk është vetëm gola, gola, gola”.
Kroati pati një sezon të mirë vitin e kaluar ku ishte në maje të turneut më të madh global.
Ai arriti në finale me Kombëtaren e tij modeste derisa ka marrë deri tani tërë çmimet individuale, përfshirë çmimin për lojtarin më të mirë të FIFA-së, Topin e Artë më 2018 dhe çmimin Goal 50 të portalit Goal.
“Më është dashur të fitoj shumë gjëra që kjo të ndodh dhe vetëm atëherë kur të tjerët e kanë kuptuar që futbolli nuk është vetëm të shënosh, gola, gola, gola”, ka thënë ai.
Nuk ka qenë një rrugëtim i lehtë për Modric për të ardhur deri në këtë pikë, me mesfushorin e talentuar që është dashur të luajë gjatë për të arritur në nivelin e tanishëm.
“Kam qenë i rrethuar me dyshime për lojën time që nga fëmijëria. Për shkak të fizikut tim, për shkak të gjatësisë dhe peshës”, ka shtuar ai.
“Disa kanë thënë se këto elemente kanë qenë të rëndësishme që unë të kem sukses në jetë dhe futboll, por unë kurrë nuk kam dyshuar në veten time”.
Modric tani thotë se nuk ka më dyshime dhe ka marrë atë që ka merituar, ka një rol të rëndësishëm në Real Madrid me të cilin mendon që të fitojë edhe më shumë trofe dhe ka çimentuar të ardhmen e tij si njëri prej lojtarëve më të mirë të këtij klubi.
“Duke falënderuar këtë besim dhe besimin në vetvete, kam ardhur në klubin më të mirë në botë”, shtoi ai.
“Në fillimi shumë njerëz nuk kanë besuar as në mua, ishte pjesë e jetës sime, gjithmonë kam qenë i rrethuar nga dyshimet, por nuk i kam dëgjuar derisa tani arrita në maje”.
“Tërë këto njohje, si lojtari më i mirë i FIFA-së, Topi i Artë, kanë shumë vlerë për mua kur e dini se ato askush nuk ua ka dhënë pa i merituar”.
“Asgjë nuk të jepet nga askusht, unë kam punuar shumë për këtë gjë”.
Kjo punë e madhe me në fund është shpërblyer derisa ai premton se do të bëj edhe më shumë që të kurorëzojë vitin duke e fituar Kupën Botërore të Klubeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



