E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironia e fatit, mësuesja nga Korça i shpëtoi kancerit, por vdiq në aksident
Lajme

Ironia e fatit, mësuesja nga Korça i shpëtoi kancerit, por vdiq në aksident

Luiza Dule humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një aksidenti, teksa ishte duke udhëtuar për të shkuar në punë.

Familjarë, miq, kolegë dhe nxënës i janë drejtuar banesës së familjes Dule, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 48-vjeçares.

Mes lotësh ata tregojnë se, Luiza punonte prej vitesh me përkushtim dhe se ishte e detyruar të udhëtonte çdo ditë për të shkuar në shkollë.

Por, të njohurit e saj më të afërt tregojnë se Luiza, pak kohë më parë ishte përballur me kancerin e gjirit.

E pavarësisht sëmundjes së saj, ajo u detyrua të shkonte të punonte në zonën e largët të Arrëzës, një rrugë që bëhet përmes transportit me mjete personale.

Pesë arsimtarë dhe një infermiere u aksidentuan, si pasojë e rrugës së vështirë dhe ngricave në segmentin rrugor Miras-Arrëz.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ironia-e-fatit-mesuesja-nga-korca-i-shpetoi-kancerit-por-vdiq-ne-aksident-607922/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.