Heroi i Unazës së Re në Syri.net: Ja çfarë urdhëroi Sandër Lleshi ditën që na arrestuan
Heroi i Unazës së Re, Dorian protoduari, ka rrëfyer për gazetarin e Syri.net, Ermal Rizai, se çfarë ndodhi ditën e arrestimit dhe ditët që kaloi në burgun e Fushë-Krujës.
Protoduari tha se ndaj tij në 22 nëntor është ushtruar dhunë nga policia. Ndërsa theksoi se fletëarresti për 11 të arrestuarit atë ditë është prerë, pasi Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, kërkoi brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë, burg për të gjithë të arrestuarit.
‘Unë në datën 22 nëntor p;as protestës tek parlamenti kam shkuar tek spitali ushtarak për të vizitusr nën time, as nuk e kuptova thjeshtë mu vërsulën a thua se unë isha Balili. Më goditën edhe në makinë e policisë. Unë kam qëndruar 3 ditë në ambientet e shoqërimit, nuk më kanë hequr as prangat për 8 orë, as ujë nuk më kanë dhënë për të pirë, nuk më lejuan as telefonatën, edhe ata vetë nuk e dinin se çfarë kërkonin. Pas 8 oprësh na çuan në katin e dytë ku na prenë fletën e arrestit. Mbas gjysëm ore në shkallët e Drejtorisë ishte Ministri i Brendshëm LLeshi. Ai nuk më ka parë, ai ishte në ambientet e Drejtorisë. Vetëm kur tha se unë ata i dua të gjithë në burg, dhe në atë moment u prenë fletarrestet për të 11 të arrestuarit. Mua më është mohuar buka e familjes, pa batanije, në një presion të madh psikologjik. Në burgun e Fushë Krujës të burgosurit na pritën si heronj’, tha Protoduari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



