E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbledh Asamblenë  “gijotina” që pritet nesër
Politikë

Rama mbledh Asamblenë “gijotina” që pritet nesër

Jo të gjithë socialistët në qeveri do t’i kalojnë festat e fundvitit duke buzëqeshur apo të kënaqur nga një vit pune i lodhshëm.

Prej ditësh tashmë flitet për lëvizje të shumta dhe të forta në kompozicionin e qeverisë Rama, ndryshime të cilat do të mësohen brenda vitit pasi kryeministri ka vendosur të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste më 28 dhjetor.

Dita e nesërme do të jetë e rëndësishme po aq, pasi në mbledhjen e kryesisë së PS-së pritet të dalin një sërë mesazhesh nga kreu i qeverisë, i cili mesa duket kërkon të “presë” disa koka ministrash e drejtuesish për të “rifreskuar” qeverisjen e cila në shumë aspekte të saj, është po e njëjta me atë që erdhi në pushtet në vitin 2013.

Në korridoret e brendshme të PS-së flitet për një sërë largimesh, një lëvizje që Rama mund ta justifikojë me “shpëlarjen” e mëkateve të shumta që qeveria ka mbledhur në vetëm pak kohë që nga marrja e mandatit të dytë.

Mbledhja e nesërme do të tregojë shumëçka, kurse ajo e Asamblesë së PS-së, e cila thërritet pa rradhë, do të japë verdiktet për largimet e afrimet e reja.

Jo të pakta kanë qenë goditjet që ka marrë qeverisja gati 6 vjeçare e Ramës, por veçanërisht protesta e studentëve dhe megaskandali i kompanisë fantazëm që fiton miliona euro në projektin e Unazës së Madhe në kryeqytet, kanë qenë goditje mjaft të rënda për qeverinë e socialistëve. Mbetet për t’u parë se çfarë ka ndërmend kryeministri në këto pak ditë pushime që i kanë mbetur, përpara se viti të përmbyllet e ai të përballet sërish me protestën e studentëve në janar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.