E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitet autoblinda e transportit të parave, ja shuma e vjedhur
Bota

Grabitet autoblinda e transportit të parave, ja shuma e vjedhur

Një autoblindë e transportit të parave është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bari të Italisë.

Katër persona që kanë qenë të maskuar i kanë dalë para mjetit dhe mësohet se kanë përdorur një fadromë për ta hapur. Brenda në makinë mësohet se gjendeshin rreth 2,3 milionë euro.

Po ashtu në grabitje është përdorur dhe një mjet tjetër i rëndë për të bllokuar rrugën. Policia po heton ngjarjen, për identifikimin e autorëve.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërkohë që po merren në pyetje edhe personat që kishin në autoblindë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.