E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jonida tregon surprizën për Eurosong: Kënga nuk do ketë version anglisht, do këndohet shqip
Lajme

Jonida tregon surprizën për Eurosong: Kënga nuk do ketë version anglisht, do këndohet shqip

Pak ditë më parë u zhvillua Festivali i 57-të i Këngës, në RTSH, ku, siç dihet, fituesi ka të drejtën që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Ky është edhe synimi i këngëtarëve të karrierës, sidomos kur vendosin që të marrin pjesë në këtë kompeticion muzikor, i cili ka ruajtur formën e tij klasike prej kaq vitesh.

Këtë herë festivalin e fitoi këngëtarja me karrierë të gjatë, e cila ka dalë fëmijë në atë skenë, Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”.

E ftuar dje në emisionin e pasdites “Trokit” në “InTV”, Jonida surprizoi me lajmin se gjatë pjesëmarrjes në Izrael për të përfaqësuar vendin tonë, kënga e saj nuk do të përkthehet në anglisht, por si rrallëherë do të këndohet në shqip, duke ruajtur identitetin e vendit.

Gjithashtu, gjatë intervistës në studio këngëtarja u surprizua me një video-mesazh nga djemtë e Eurovision Kosovo dhe nga gazetari i famshëm nga WiwiBloggs, William, të cilët e inkurajuan dhe i dhanë Jonidës këshilla për pjesëmarrjen në Eurovision.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.