E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjekja ligjore shokohet nga shqiptari,”Nuk është një krim monstruoz, është një kafshëri”!
Lajme

Mjekja ligjore shokohet nga shqiptari,”Nuk është një krim monstruoz, është një kafshëri”!

Mjekja ligjore e Korfuzit që ka ekzaminuar trupin e pajetë të Anxhelinës, të resë që u vra nga babai i saj, ka bërë publike detaje tronditëse. Ndër të tjera ajo theksoi se viktima ishte përpjekur të mbrohej nga goditjet e shumta të babait të saj.

52 vjeçari Alekso Petro, i akuzuar për vrasjen e të bijës, Anxhelina, është dërguar të shtunën në mesditë te prokurori i Korfuzit, për të dëshmuar mbi rrethanat dhe motivet e aktit të rëndë kriminal.

Ndërkaq, mjekja ligjore e Korfuzit, Krisavgji Kousi, që bëri ekspertizën e trupit pa jetë të 29 vjeçares, ka dhënë detaje rrënqethëse.

Sipas raportit të saj viktima është goditur shumë herë. Ka shtatë goditje, të paktën ato që dallohen në kokë. Më pak në trup. Gjymtyrët, sidomos duart, kanë shumë shenja goditjesh. Kafka ishte deformuar dhe kishte shumë fraktura në anën e majtë, shkruan AbcNews

Mjekja ligjore sqaron se vajza është përpjekur të mbrohet dhe këtë e dëshmojnë goditjet në pjesën e mbrapme të parakrahëve, aty ku ka ngritur duart lart që të mbronte fytyrën dhe kokën. Ajo theksoi se goditjet i janë dhënë me shumë zemërim dhe se nuk e kuptonte se si një prind mund të vrasë në këtë mënyrë fëmijën e tij.

Më tej, Kousi u ka tha gazetarëve se nuk do të fliste më si mjeke ligjore e Korfuzit, por si njeri. Ajo u shpreh e revoltuar kur autori i viktimës i kishte shkuar në zyrë për ekzaminim duke qarë.

“U përpoqa sa munda të ruaja gjakftohtësinë, mirëpo, si njeri u revoltova. Po të mundja në ato momente të reagoja, besomëni, do të kisha reaguar. Mirëpo duhej të ruaja pozicionin tim dhe profesionalizmin. Nuk është thjesht një krim monstruoz, është një kafshëri,” përfundoi ajo.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/nuk-eshte-nje-krim-monstruoz-eshte-nje-kafsheri-mjekja-ligjore-shokohet-nga-shqiptari-612723/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.