E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukësi mbetet pa portier rezervë, Maloku mbyll sezonin!
Sport

Kukësi mbetet pa portier rezervë, Maloku mbyll sezonin!

Në këtë sezon ka patur pak minuta, vetëm 2 ndeshje si titullar në kampionat, megjithatë dëmtimi i tij deri në fund të sezonit ka bërë me dhimbje koke trajnerin e Kukësit Armando Cungu i cili nga tani e tutje nuk do të ketë një zëvendësues të denjë për portierin e parë Stivi Frashëri.

Dëmtimi që pësoi pak ditë më parë në fazën përgatitore në Turqi është më i rëndë sesa parashikohej për portierin kosovar të Kukësit, Faton Maloku i cili tashmë do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni në tendinë, ndërhyrje që do ta mbajë jashtë fushave të futbollit për 4 deri në 5 muaj çka do të thotë se ky sezon ka përfunduar përpara kohe për Faton Malokun.

Vendin e tij në skuadër si zëvendësues i Frashërit do ta marrë i riu Jetmir Basha i cili mbron portën e Kukësit B.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.