Betimi i ministrave të rinj të kabinetit “Rama 2”, nesër mblidhet parlamenti
Ditën e nesërme parlamenti do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme plenare për të votuar dekretet e Presidentit për emërimet e ministrave të rinj.
Kjo mbledhje vjen me kërkesë të kryeministrit Rama.
“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm.
Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar.
Bashkëlidhur kërkesa e Kryeministrit dhe urdhri i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Seanca është thirrur në orën 17:00”, njofton Kuvendi.
Kujtojmë që Presidenti Meta firmosi shkarkimin dhe emërimin e 6 ministrave të rinj, ndërkohë që nuk gjeti gjuhën e përbashkët me kryeministrin për emërimin e Gent Cakës, si ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropës.
Ndërkohë që Rama deri në dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese i çoi Metës emrin e vet si ministër i Jashtëm.
Nesër pritet edhe betimi i Elisa Spiropalit si ministre e qeverisë në marrëdhëniet me Parlamentin, post i rikthyer nga kryeministri Rama.
Ministrat e rinj
Erion Braçe, Zv.Kryeministër – Senida Mesi, Zv.kryeministre
Besa Shahini, ministre e re e Arsimit – Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit
Belinda Balluku, ministre e re e Infrastrukturës dhe Energjisë – Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe energjisë
Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme (I padekretuar) – Ditmir Bushati, Ministër i Jashtëm
Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Arben Ahmetaj, Ministri i Financave
Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit – Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit
Elva Margariti, Ministre e Kulturës – Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturë
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



