E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘PROBLEMIN TË TA ZGJIDHË RAMA’, BRAÇE ULTIMATUM HIPOTEKËS SË DURRËSIT: IKNI VETË MENJËHERË!
Politikë

‘PROBLEMIN TË TA ZGJIDHË RAMA’, BRAÇE ULTIMATUM HIPOTEKËS SË DURRËSIT: IKNI VETË MENJËHERË!

Zv. kryeministri Erjon Braçe ka reaguar i prerë lidhur me rastin denoncues të publikuar në emisionin investigativ “Fika Fare”.

Konkretisht qytetari nga Durrësi, Albert Doda prej kohësh sorollatej në Hipotekën e Durrësit për problemin me pronën, ndërsa asnjëherë nuk i kishin dhënë zgjidhje.

Më pas ai denoncoi në platformën e Bashkëqeverisjes, e cila pas verifikimit gjen shkelje dhe urdhëron shkarkimin e një punonjësi të hipotekës. Po edhe pas kësaj ai nuk gjen zgjidhje, madje drejtoiri i thotë t’ia zgjidhë Rama meqë i ka shkruajtur.

Ndërkaq, pas publikimit të rastit në “Fiks Fare”, Braçe ka reaguar ashpër, duke kërkuar të ikin menjëherë vetë.

“Ikni vetë! #Menjëherë! Kaq di t’ju them! Dhe faleminderit qytetarit, qytetarëve dhe Fiksit”, shkruan Braçe

uuauaua.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.