E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Çfarë do bënit nëse do ishin në krye të opozitës?” Flet Berisha: Unë do të…
Politikë

“Çfarë do bënit nëse do ishin në krye të opozitës?” Flet Berisha: Unë do të…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në një interviste përballë gazetarëve në emision “Opinion” në Tv Klan.

Berisha ka folur në lidhje me zgjedhjet në PD dhe protestat e thirrura nga opozita të cilat do të nisin në muajin shkurt.

Protesta e opozitës dhe kanë thënë në do jenë masive dhe do rrëzojnë Ramën. Kanë ndryshuar gjë në PD ku nuk do jetë vetëm një protestë për një deklaratë në shesh?

Unë mendoj se opozita po del përballë historisë dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm. Nëse ka një regjim që keqësoi këtë vend pas Hoxhës është Edi Rama. Sot është bërë famozë mafia, një ministër ishte lidhur këmbë e kokë me drogën, vendos prapë një ministër që kishte vëllain trafikant, kjo tregon se shteti ishte lidhur këmbë e kokë me mafien. Ky është regjimi i kakistokracisë. Edi Rama është një mikromonstër njësoj si Maduro. Rama u futi policinë dhe studentëve dhe bëri atë që as Ramiz Alia nuk e bëri.

Si do ta hiqni Ramën?

Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Berisha ne Opinion

Vetëm sot ka 16 veta të vrarë në Venezuelë për Maduron e merrni këtë çmim?

Me çdo çmim, Maduro këtu duhet të largohet.

Çfarë do bënit ju po të ishit në krye të opozitës?

Po të isha unë do të bëja këto që bën opozita sot. Unë e përgëzoj opozitës dhe e përshëndes. Është shumë qartë, që duhet bërë një situatë ku të votojnë të gjithë të lirë. Unë nuk jam për marrje të pushtetit me dhunë por për zgjedhje të lira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.