Këshillonte homoseksualët që të ndërronin orientim, terapisti lë gruan dhe “vetë-shpallet” gay
Një terapist që paguhej për t’i bindur homoseksualët që të ndërronin mendje, ka lënë gruan dhe ka dalë publikisht si gay.
David Matheson, i cili jeton në Utah, SHBA, përpara se të vazhdonte jetën si homoseksual jepte kurse që si qëllim kishin ndryshimin e orientimit seksual të personave që ishin për marrëdhënie brenda të njëjtit seks.
Kështu, më 22 janar, Matheson njoftoi në një postim të tijin në Facebook se ai është homoseksual dhe se do t’i jepte fund martesës së tij 34-vjeçare.
David është mormon, besim fetar ky që si të tjerët, është në kundërshtim të marrëdhënieve brenda të njëjtit seks.
Duke kritikuar “besimin e tij homofobik”, ai u shpreh:
Një vit më parë kuptova se duhej të bëja ndryshime thelbësore në jetën time. Kuptova se nuk mund ta vazhdoja më martesën time. Dhe, kuptova se ishte koha që unë të pranoja publikisht veten si homoseksual. Prej kohësh më ka munduar pyetja nëse duhet ta lë veten time të jem në një marrëdhënie me një burrë. E dija se duhej t’u qëndroja disa rregullave të padiskutueshme të besimit tim edhe pse kam humbur disi besimin, sidomos pasi ky besim i quan partneritetet e të njëjtit seks, mëkatarë…”/Joq
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



