E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk reshtin akuzat për  Ramën tani nga Sllovenia: Familja Rama dhe  serbët, po bëjnë miliona…
Bota

Nuk reshtin akuzat për Ramën tani nga Sllovenia: Familja Rama dhe serbët, po bëjnë miliona…

Në një interviste të dhënë pak ditë më parë për ‘Albanain Daily News’, drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike në Slloveni, Zijad Beçiroviç, ka hedhur edhe një akuzë të fortë për kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, njerëz të familjes së kryeministrit të Shqipërisë janë të përfshirë në tenderët e KESH, duke favorizuar një kompani serbe dhe një shqiptare.

‘KESH ka manipuluar çmimet përmes treguesve të pasaktë, të rrejshme dhe mashtruese të dorëzuara në treg, duke ulur ose rritur në mënyrë të papritur dhe të pajustifikuar sasitë e njoftuara fillimisht, ndërkohë që tenderët janë ende në zhvillim e sipër ose në dhënien e tyre, dhe njëkohësisht u ofronte pjesëmarrësve të privilegjuar njoftimin paraprak.

ERE ende nuk ka miratuar ndonjë vendim lidhur me këto procedura.

Pyetja është, se çfarë roli luan zyra e Prokurorisë shqiptare në këtë çështje dhe pse nuk ka filluar procedimet kundër personave përgjegjës, përfshirë disa anëtarë të familjes Rama?

Përse EnCS nuk ka kryer sanksionimin e këtyre aktiviteteve?

Ne kemi përgatitur një analizë të detajuar mbi të gjitha ato çështje, të cilat së shpejti do të publikohen’, janë akuzat e forta të lëshuara nga Zijad Beçiroviç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.