Saimir Tahiri ankimon zgjatjen e afatit të hetimeve
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ankimon zgjatjen e afatit të hetimeve. Tahiri ka kërkuar që cështja të shkojë në Gjykatë.
Kërkesa për pezullimin e hetimeve, të cilat pak ditë më parë u zgjatën edhe me tre muaj të tjerë, është dorëzuar sot.
ZGJATJA E HETIMEVE
Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin skadoi dje më 17 janar. Shkak për shtyrjen e hetimeve, sipas Prokurorisë vjen për disa veprime të tjera hetimore. Prokuroria deklaron se pritet përgjigjja për ndihmë juridike nga Mali i Zi dhe përkthimi i akteve të marra nga Italia.
Kujtojmë se kjo është hera e tretë që hetimet për Tahirin zgjaten në pritje të informacioneve nga autoritetet e huaja.
Referuar Prokurorisë për Krime të Rënda, ish-deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



