E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha me të rinjtë në Shkodër: Ja vendimi i djeshëm i Grupit Parlamentar të PD
Politikë

Basha me të rinjtë në Shkodër: Ja vendimi i djeshëm i Grupit Parlamentar të PD

Basha tha se  akti i para i Qeverisë së PD është anulimi i ligjit për arsimin e lartë. “Grupi Parlamentar i PD mori dje një vendim; akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë, është anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë”, tha Basha.

PJESË NGA DEKLARATA

Dje kemi marrë një vendim me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Kur Ligji kaloi ne e kundërshtuam në Parlament. Ne e konsiderojmë këtë ligj, rrënjën e së keqes, që ka zaptuar universitetet, rrënjën e të keqes nga e cila po vuajnë studentët shqiptarë.  Me këtë ligj korruptiv nuk bëhet gjë tjetër veçse thellohet politika e vetme e Edi Ramës, merri shumicës, jepi pakicës.

Në këtë rast vjedhja bëhet edhe më e dhimbshme, sepse tarifa për bachelor dhe master në Shqipëri, është më i larti në Evropë. Cilësia është me dobëta në Evropë, nga më e dobëta në botë.  Jeta universitare kontrollohet nga një grusht njerëzish për interesa politike dhe korruptive financiare.

Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë do të jetë akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë. Por kjo nuk mjafton. Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve evropiane.

Në këtë grup pune do të jenë deputetë që mbulojnë fushën e arsimit, përfshirë edhe pedagogë, ekspertë të fushës nga Partia Demokratike, kemi skuadrën më të mirë të ekspertëve për arsimin. Do të nisim menjëherë konsultimin me dy grupe kryesore të interesit, me studentët dhe me pedagogët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.