E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juventusi ndryshon skuadrën për Champions League
Sport

Juventusi ndryshon skuadrën për Champions League

Juventusi ka ndryshuar skuadrën për fazën eliminuese të Champions League, Caceres dhe Spinazzola janë në listën e re, është larguar Cuadrado.

“Zonja e Vjetër” ka zbuluar listën e lojtarëve për fazën eliminuese të Champions League.

Blerja e re Martin Caceres dhe i riu, Leonardo Spinazzola janë përfshirë në listën e re, kurse janë larguar nga ajo Juan Cuadrado, për shkak të lëndimit dhe Medhi Benatia, i cili la Juventusin për klubin Al-Duhail nga Katari më herët këtë javë.

Cuadrado është operuar në gju dhe nuk pritet të rikthehet shpejt.

“Zonjave Vjetër” do të takohet me Atletico Madridin në Champions League.

Skuadra komplete e Juves në Champions League: Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Caceres, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Mandzukic, Kean, Bonucci, Cancelo, Emre Can, Rugani, Bentancur, Bernardeschi, Spinazzola.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.