E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bota

Klement Tinaj kandidat për Guvernator të Kalifornisë

PUBLIK.live/ 16.07.2017 |
Klement Tinaj ka filluar turin e tij të fushatës politike për kandidaturën e guvernatorit të Kalifornisë.

Tinaj shpalli kandidaturën në prill 2017. Në San Diego Tinaj u takua me të moshuarit te Qendra “Senior Citizens of Encinitas” ku fokus ishte shëndetësia për amerikanët e Kalifornisë. Ndërsa në klinikën ushtarake “New Chico VA Outpatient Clinic” është takuar me veteranët dhe ushtarët amerikanë.

“Jam shumë i kënaqur me grupet rinore dhe vullnatare që janë krijuar në Kaliforni për të mbështetur kandidaturën time. Kam një ekip të mrekullueshëm dhe së bashku po sjellim një frymë të re për rininë dhe familjet e Kalifornisë,” tha Klement Tinaj.

Platforma e Klement Tinaj përqendrohet në ekonomi dhe papunësia, sistemi i edukimit, transporti, imigracioni, shëndetësia, trafikimi njerëzor, strehimi dhe banimi, mjedisi, etj. Tinaj thotë që ai është krenar si një imigrant shqiptar i ardhur në Amerikë. Jeta e tij publike e ka angazhuar në kontribut shoqëror nëpërmjet Akademisë së tij shkollore që ka hapur dhe Fondacionit Klement Tinaj për të luftuar varfërinë.

“Dua të jem zëri dhe ndryshimi për banorët e Kalifornisë dhe prioritet kam klasën punëtore, edukimin, përmirësimin e shkollave, të tansportit, të ndërtoj rezervuare ujore dhe shkollim falas për studentët e Kalifornisë”, premton kandidati Demokrat Klement Tinaj.

Klement Tinaj është i lindur në Selcë të Kelmendit, në Shqipëri, me profesion është aktor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.