E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, Berisha mesazh ngushëllimi: Humbëm një personalitet të shquar
Lajme

Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, Berisha mesazh ngushëllimi: Humbëm një personalitet të shquar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot me nje mesazh ngushellimi pas lajmit per ndarjen nga jeta te Kiço Blushit, shkrimtarit dhe skenaristit te njohur.

berisha telefon

“Letrat e vendit humben njerin prej personaliteteve te shquara te tyre, shkrimtarin, publicistin, skenaristin e njohur Kiço Blushi”- shkruan Berisha ne mesazhin e tij.

Sipas Berishes, “Kiço Blushi ishte gjithashtu qe ne fillimet e pluralizmit nje personalitet ne jeten politike, i angazhuar ne radhet e te majtes se vendit si deputet i saj ne disa legjislatura por edhe ne detyra te tjera”.

Mesazhi i Berishës

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe publicisti i njohur Kiço Blushi!

Te dashur miq, letrat e vendit humben njerin prej personaliteteve te shquara te tyre, shkrimtarin, publicistin, skenaristin e njohur Kiço Blushi.

Ne veprimtarine e tij krijuese gjate diktatures komuniste ai beri perpjekje serioze per tu shkeputur nga rryma e antivlerave te realizmit socialist.

Kiço Blushi ishte gjithashtu qe ne fillimet e pluralizmit nje personalitet ne jeten politike, i angazhuar ne radhet e te majtes se vendit si deputet i saj ne disa legjislatura por edhe ne detyra te tjera.

Me kete rast shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve dhe te afermve dhe lutem Zotit qe shpirti i tij te gjej paqen e merituar! sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.